Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç komenton zgjedhjet në Shqipëri: Pas Bashës qëndron Berisha që do Shqipërinë e madhe, unë jam pengesa


Presidenti i Serbisë ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Teksa thekson se dallimi mes palëve është i ngushtë, Vuçiç thekson se pas kreut të PD-së, Basha, qëndron ish-kryeministri Sali Berisha që kërkon krijimin e Shqipërisë së Madhe.

I ftuar në median e njohur serbe B92,  ai shton se ndihet krenar që është pengesa e tyre e madhe për këtë plan.

“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime joserioze. Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.” – ka thënë ndër të tjera Vuçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *