Ulet avioni i parë në aeroportin më të ri të Shqipërisë, ‘Zayed, Flatrat e Veriut’ në Kukës.
Një grup emigrantësh nga Londra kanë ardhur më parë në Rinas, ku iu bashkua dhe kryeministri Edi Rama për të udhëtuar më pas drejt Kukësit.
Avioni i “Air Albania” nuk u ul direkt në aeroportin e ri të Kukësit, por në aeroportin Nënë Tereza në Rinas për shkak se Britania e Madhe dhe Kukësi, nuk kanë një linjë direkte së bashku.
Në një deklaratë në një takim elektoral pas zbritjes në Kukës, ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë Belinda Balluku, deklaroi se nga sot, “aeroporti i Kukësit do të jetë një aeroport operacional.”