Në një takim elektoral në Përrenjas, drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla bëri akuza të forta ndaj liderit të PD-së Lulzim Bashës.
Balla thotë se shqiptarët nuk duan në krye të vendit dikë që kur ishte ministër i Jashtëm emëronte persona të kriminalizuar në ambasada.
“Është beteja për të mos u rikthyer te pengmarrësit e këtyre 30 viteve. Kemi 30 vite që duhet të luftojmë për ta shpëtuar Shqipërinë nga i njëjti kërcënim. Më thoni mua kush ka të drejtë. Kush duhet të jetë kryeministri i vendit në 4 vitet e ardhshme? Duam një gjumash, duam një vrasës, duam një hajdut, apo një ministër i Jashtëm që emëronte personat e kriminalizuar nëpër ambasada?!
Ja ky është Lulzim Basha. Në krahun tjetër ne kemi kandidatin tonë për kryeministër, Edi Rama, i cili duhet ta themi shumë qartë. Kur ishte ministër i Kulturës i ndryshoi faqen institucioneve të kulturës dhe filloi komplet një qasje të re në Tiranë.”– tha Balla.
Më pas sulmet i vazhdoi edhe për kandidatët në listat e PD-së.
“Nuk po hyj te këta kandidatët e PD-së se këta janë mos o Zot. Nuk e di si mund ta gjej një cun i Përrenjasit veten te këta! Nuk po hyj te Gaz Bardhi por te vendalinjtë. Se Gaz Bardhin nuk e ka ndonjëri në referencë për model.”– shtoi Balla.