Vendosni fjalën kyçe....

Basha shkon në Kavajë: Kërkojnë të frikësojnë qytetin, përgjigjen do ia japim në kutinë e votimit


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shkuar me urgjencë në Kavajë pas ngjarjes ku një 27-vjeçari eksponent i PD-së së qytetit u plagos në zyrën elektorale.

Basha thotë se kjo është një ngjarje për të frikësuar Kavajën dhe koalicionin për ndryshim.

Kryedemokrati thotë se kjo ngjarje do e marrë përgjigjen në kutinë e votimit.

Sonte Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë, një atentat kundër PD, kundër Aleancës për Ndryshim nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb. Kavaja fiton dhe Shqipëria fiton. Ka humbur çdo kufi njerëzor, sot hesht ndërkohë që njerëzit e tij me dhunën dhe atentatin ndaj demokracisë, tregojnë se këtij regjimi i ka ardhur fundi. Kërkojnë të frikësojnë Kavajën, PD, koalicionin për ndryshim, kërkojnë të na mbyllin gojën. Nuk na e kanë mbyllur gojën kurrë, nuk i kemi frikë, do marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën sepse Kavaja e di fare mirë, të tilla akte kanë shënuar kthesat e mëdha, rrëzimin e diktatorëve dhe diktaturave, tregojnë frikën në palcë dhe humbjen e toruas nga një njeri dhe një grusht njerëzish. Shqiptarët janë të vendosur t’i largojnë dhe të bashkuar për të sjellë ndryshimin. E vendosur dhe e bashkuar është Kavaja, PD, Aleanca për Ndryshim. Le t’ia japim përgjigjen këtij akti burracak, këtij atentati të gjithë masivisht të dielën në kutitë e votimit. Kështu t’i japim fund njëherë e mirë këtij 8-vjeçari makth dhe të kthejmë Kavajën e demokracisë, të shpresës dhe zhvillimit. Të gjithë së bashku, asnjë hap mbrapa, të vazhdojmë marshimin tonë. Krah për krah deri ditën e diel”-deklaroi Basha.

Deklarata e plotë:

Sonte Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë! Një atentat kundër Partisë Demokratike, kundër Aleancës për Ndryshim, nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, Kavaja Fiton dhe Shqipëria fiton! Një njeri i cili ka humbur çdo lloj kufiri njerëzor dhe që sot hesht, ndërkohë që njerëzit e tij me dhunën dhe aktet e atentatit jo thjesht ndaj një aktivisti tonë, por ndaj demokracisë, tregojnë se këtij rrëgjimi i ka ardhur fundi. Kërkojnë të frikësojnë Kavajën. Kërkojnë të frikësojnë Partinë Demokratike, koalicionin për ndryshim dhe shqiptarët, kërkojnë të na mbyllin gojën. Nuk na e kanë mbyllur gojën kurrë!

Nuk i kemi frikë, do të marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën nga Kavaja dhe nga e gjithë Shqipëria. Sepse Kavaja e di fare mirë të tilla akte kanë shënuar kthesat e mëdha, rrëzimin e diktatorëve dhe diktaturave. Ato tregojnë frikën në palcë dhe humbjen e toruas nga një njeri dhe një  grusht njerëzish që e dinë se shqiptarët janë të vendosur t’i largojë që e dinë që shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për të sjellë ndryshimin. E bashkuar dhe e vendosur më shumë se kurrë  është Kavaja, Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim, Shqipëria dhe shqiptarët. Ndaj vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja të Kavajës e mbarë Shqipërisë, le t’ia japim përgjigjën këtij akti burracak,  këtij atentati ndaj demokracisë të gjithë masivisht ditën e diel në kutitë e votimit dhe kështu t’i japim fund njëherë e mirë këtij 8-vjeçari makth për shumicën dërrmuese të shqiptarëve e të kthejmë Kavajën e demokracisë, të shpresës e të zhvillimit, Shqipërinë shpresës dhe të ndryshimit të gjithë se bashku.

Të gjithë së bashku, asnjë hap mbrapa le të vazhdojmë marshimin tonë ditë për ditë, krah për krah deri ditën e diel ku Kavaja Shqipëria do t’i japin përgjigjen e merituar këtij atentati të shëmtuar kundër demokracisë, kundër Partisë Demokratike dhe kundër koalicionit tonë për ndryshim.
Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Kavajën demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *