Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës së kaluar në Velipojë.
Mësohet se është qëlluar në drejtim të dy makinave të 36-vjeçarit, David Ndoci. Automjetet kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.
“Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip ‘Ford Fiesta’ dhe ‘Benz’ në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”- thuhet në njoftimin e Policisë.