Vendosni fjalën kyçe....

Databaza e patronazhistëve, Prokuroria dhe GJKKO urdhërojnë sekuestrimin e serverëve të Lapsi.al


Pas publikimit të lajmit nga Lapsi.al se PS-ja posedon një databazë me të dhëna konfidenciale të votuesve në Tiranë dhe e përdor për qëllime elektorale, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar së bashku me Prokurorinë kanë vendosur të sekuestrojnë serverat e portalit.

Vetë dy themeluesit e Lapsi.al, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku janë pyetur nga prokuroria dhe nuk kanë pranuar të tregojnë burimin e informacionit të databazës.

Ndërsa disa ditë më vonë GJKKO dhe Prokuroia vendosin të sekuestrojnë të gjitha materialet e Lapsi.al për të gjetur burimin e databazës.

Portali Lapsi.al ka postuar ditën e sotme pjesë nga urdhri i gjykatës për sekuestron e serverëve për të gjetur burimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *