Vendosni fjalën kyçe....

Babai i autorit që plagosi pesë besimtarë: Djali filloi të falej në Maqedoni, pasi e kthyen në aeroport kaloi në depresion


Babai i 34-vjeçarit Rudolf Nikolli, që plagosi pesë besimtarë brenda xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë tha se i biri falej dhe se kishte kaluar në depresion.

Në një deklaratë për mediat ai ta se vetë ishte katolik dhe se i biri ishte takuar me besimtarë myslimanë në Maqedoninë e Veriut e më pas kishte nisur të falej.

Ai shton se jeton në kushte të vështira dhe se i biri kishte kaluar në depresion pasi e kishin kthyer në aeroportin e Rinasit, teksa ishte nisur për të shkuar në Itali

“Unë jam katolik. Djali vazhdoi shkollën për frëngjisht në Tiranë. Më pas shkoi në Maqedoni ku takoi besimtarë myslimanë. Kur u kthye nga Maqedonia kaloi në depresion. Nuk e di çfarë i kanë bërë djalit U lidh me një hoxhë dhe falej në një xhami. I bëra letrat që të shkonte në Itali, por e kthyen në aeroport. Jetojmë në kushte të vështira ekonomike. Kam pas gjashtë fëmijë, i kam rrit me shumë halle. Si u hap demokracia e nisi muyslimanizmi, këtu ka qenë një hoxhë që i merrte kalamajtë e vegjël e me kthy një kaurr në mysliman e quante gjë shumë të bekuar. Djali e la shkollën përgjysmë se nuk kishte mundësinë ta vazhdonte. Mësoi zanatin të bëjë pica këtu pastaj erdhi e më mori ato lekë që kisha e hapi biznes në Peshkopi. Atje takoi lloj-lloj robi, lloj-lloj mjekroshashaty nuk e di se ça i futën noj çaj, noj gjë, çuni nuk u bë rob më. Ai kaloi në depresion para vitit të ri, pasi e kthyen në aeroport kaloi në depresion.” – tha i ati i Rudolf Nikollit për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *