Blendi Gonxhja ka reaguar pas akuzave të bëra nga foltorja e Presidencës ditën e sotme nga drejtuesi i një kompanie autobusësh se e kishte braktisurës pasi kishte marrë vesh se ishte mbështetës i LSI-së.
Gonxhja ka postuar videon nga ku thotë se Drini Kryemadhi, kunati i Presidentit Ilir Meta ka përfituar 400 milionë euro kur drejtonte koncesionin e kolaudimit.
Gonxhja më tej shkruan se Presidenti përdori denoncuesin si kamikaz.
“Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!
A ju kujton gjë Drini Kryemadhi?
Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze!
Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin!“-shkruan Gonxhja.