Vendosni fjalën kyçe....

Hapi kufijtë për vendet e tjera por jo për Shqipërinë, Greqia shtyn hapjen e Kapshticës


Greqia ka shtyrë sërish hapjen e pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërinë. Dhe kjo vjen vetëm disa ditë pasi hapi kufijtë për turistët nga vendet e BE-së si dhe disa vendeve të tjera (duke përjashtuar vendin tonë).

Kjo pikë kufitare do të vijojë të jetë e bllokuar deri më 26 prill.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.”– njofton qytetarët Policia e Kapshticës, pas marrjes së këtij njoftimi.

Ndërkohë dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *