Vendosni fjalën kyçe....

Kokainë dhe heroinë, pranga tre personave në Korçë pas operacionit antidrogë


Tre persona janë arrestuar sot pas një operacioni antidrogë në Korçë, ku janë sekuestruar 12 gramë kokainë e 38 gramë heroinë.

Sipas policisë, porositësi i sasisë së drogës ishte 38-vjeçari Olivert Vreshtulla, kurse poseduesit ishin dy të rinj të moshës 18 dhe 20 vjeç me emrat Fatjon e Martin Kosturi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar ‘Porositësi’, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve F. K., 18 vjeç; M. K., 20 vjeç dhe O. V., 38 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasit e mësipërm ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre në lagjen nr. 10, Korçë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, konkretisht shtetasit F. K., iu gjet një sasi prej 12 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se posedues të lëndës narkotike ishin shtetasit F. K. dhe M. K., ndërsa porositësi i saj ishte shtetasi O. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, kryer në bashkëpunim.”- thuhet në njoftimin e Policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *