Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KMSH-së: Drejtësia të zbardhë sa më shpejt plagosjen me thikë brenda xhamisë të besimtarëve


Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka kërkuar zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes së rëndë ku pesë besimtarë u plagosën me thikë pas një sulmi brenda dxhamisë Dine Hoxha te rruga e Kavajës në Tiranë.

Në një reagim zyrtar ai bën thirrje për zbardhjen e sulmit që lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani ndërsa uron shërimin sa më të shpejtë të të plagosurve.

“U informova nga Myftiu i Tiranës,  Lauren Luli,  dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha. Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një person i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami. Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.  I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë. Personi është në duart e forcave të rendit. Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani”, shkruan ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *