Kryeministri Rama është çuar i nervozuar nga intervista me gazetarin Ilir Babaramo në emisionin e tij ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report TV.
Njoftimin e ka bërë vetë gazetari në një postim në Facebook.
Ai shkruan se intervista e tij me kryeministrin Rama u ndërpre në mes pasi kreu i qeverisë ka kundërshtuar t’u përgjigjej shumicës së pyetjeve duke hequr mikrofonat e duke u larguar në mënyrë të beftë.
Babaramo njofton se ajo që ka ndodhur në studio gjatë intervistës me Ramën do transmetohet mbrëmjen e sotme në prën 20:55.
“Një intervistë e ndërprerë në mes nga Edi Rama gjatë rregjistrimit i cili refuzoi t’i përgjigjej më shumë se gjysmës së pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar në mënyrë të beftë. Ndiqni në orën 20.55 çfarë ndodhi sot në studion e 5 Pyetjet.” – shkruan Babaramo.