Ashtu siç kishte lajmëruar më herët kreu i shtetit Meta u shfaq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga selia e Presidencës.
“Këto janë zgjedhje për 100 vjet, për rivendosjen e demokracisë, Kushtetutës dhe shtetit të së drejtë kundër fuksshtetit. Në rast se ppreket një votë e vetme t’i tregojmë vendin kësaj bande, që është banda e Dibrës e Shijakut. U bënë 7 ditë që i kam kërkuar prokurorisë të nisë hetimet mbi keqpërdorimin e të dhënave personale të shqiptarëve nga PS-ja. Pyetjet e deputetes gjermane janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga kryeministri. Këto pyetje duhet që kryeministrit t’ia bëjë SPAK-u, që pas datës 26 do i bëjë patjetër.” – tha Meta.