Vendosni fjalën kyçe....

Meta nxori adhuruesin e LSI-së të denonconte Gonxhen nga Presidenca


Presidenti Ilir Meta dhe pronari i autobuseve Erion Mane

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në konferencën e dytë për shtyp të ditës së sotme nxori në podiumin e Presidencës pronarin e një agjencie autobusësh i cili denoncoi se Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe i kishte ndërprerë ndihmën administrative për shkak të postimeve në rrjetet sociale.

Pronari i kompanisë së autobusëve i cili doli në Presidencë Erion Mane rezulton mbështetës i LSI-së dhe Presidentit.

Në rrjetet e tij sociale gjen foto që ka shpërndarë me vetë Ilir Metën dhe si militant i LSI-së.

“Pas bisedës së gjatë me personin që mbaja shpresë se do gjeja zgjidhje dhe që ma dha të drejtë deri në orën 9:24, më vjen kjo foto personale në ‘Facebook’-un tim personal ku unë kam vendosur një foto dhe një thënie të Kryemadhit.

Dhe nën foto Gonxhe më shkruan, ‘asgjë nëse sipas teje uni i bie të jem ndonjë gjethe e kalbur’.

I them po ç’lidhje ka kjo me ju, njësoj se i kam shkruar Blendi Gonxhes jo Nasip Naços apo Lefter Kokës, të cilët kanë qenë gjethe të LSI.

Ai më thotë ‘I ke shkruar kujt po punon të ndreqë baltën tuaj. GJ.M.’ dhe nga ky moment më ka bllokuar-  deklaroi nga Presidenca Mane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *