Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Opozita merr mbi 90 mandate, do publikojmë të tjera fakte që do trondisin Europën e mbarë botën


Presidenti Meta ka deklaruar sot se opozita do marrë mbi 90 mandate në zgjedhjet  25 prillit.

Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, kreu i shtetit tha se të gjitha sondazhet e publikuara në media janë të blera dhe se e vërteta do dalë më 25 prill.

Po kështu ai theksoi se do publikojë çdo ditë fakte të tjera që do trondisin Europën e mbarë botën.

“Çdo gjë mund të bëhet kurban më 25 prill por demokracia, të drejtat dhe liritë e tye dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë nuk do bëhet kurban. Të gjitha sondazhet janë të blera nga kryeministri Rama. Të gjitha.

Opozita janë mbi 90 mandate. Nëse do opozita le t’i shesë votat e saj por nuk do e lërë presidenti. Vlora do ia bëjë fora. Larg duart nga zgjedhjet, nga jeta intimet e shqiptarëve.

Kush do të bëhet kurban për bandën e inceneratorëve le të bëhet, kush do të bëhet kurban për bandën e Astirit le të behet. Unë e kam bërë zgjedhjen time, siç e ka thënë dhe patronazhistja ime që s’dua t’i përmend emrin se s’dua ti shkaktoj probleme, unë jam me Shqipërinë, unë jam me shqiptarët.

Flasim për sondazhet, po ju them se të gjitha pa përjashtim, janë të blera nga Edi Rama. Opozita ka mbi 90 mandate. Po të dojë t’i shesë opozita, presidenti s’ka për ta lejuar. Vlora do ja bëjë fora dhe unë do jem atje, me të gjithë komisionerët se kanë për detyrë të japin jetën e të mbrojnë votën e vlonjatëve.

Prandaj larg duart nga zgjedhjet, nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë. Është prekur ai kur i kanë dalë fotografitë që i ka bërë vetë, unë jam i pari që i ka dalë krah. Po tani të dalin patronazhistët e të thonë se kë ka të dashur ky e ai gjyqtar… sikur nuk shkon.

Do ta shohim si merren peng edhe njerëz të caktuar të opozitës se si bëjnë gjasme opozitë. Në 25 Prill atje, marshimi i  2 marsit. Do njoh trupin diplomatic shumë shpejt me disa fakte skandaloze.

Ne e dimë ç’ndodhi mbga mosveprimi i prokurorisë me dosjet e Shijakut e Dibrës, nga zvarritja e hetimeve edhe sot e kësaj dite që e kanë mbajtur peng Shqipërinë.

10 mijë të rinj të punësuar në administratë në vitin e fundit. Shumica janë funskionarë që na spiunojnë neve, por mirë që na spiunojmë por duhet t’i mbajmë edhe me rrogë.

Do ketë fakte si merren peng njerëz të caktuar të opozitës, biznesmenë, politikanë e persona të sistemit të drejtësisë. Do tronditet Europa dhe bota kur ta marrë vesh. Sovrani fiton me 25 prill. Shqiptarët do jenë zot në atdheun e tyre dhe kështu do ndodhë.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *