Presidenti i vendit Ilir Meta do të dalë sot në orën 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi ka sqaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se kjo konferencë lidhet me debatin e patronazhistëve të PS-së.
Sipas Blushit, presidenti sot do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK-un, kryeministrin Rama dhe aparatin e asaj që e quan ”FUKS-SHTETI”.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i fton të gjithë qytetarët e survejuar dhe trupin diplomatik në Tiranë, në veçanti Misionin Vëzhgues të OSBE-ODIHR, ta ndjekin LIVE në ora 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, për Kryeministrin në largim dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT.
Transmetim LIVE edhe në faqen zyrtare të Presidentit Meta në Facebook.”- shkruan zëdhënësi i Metës.