Vendosni fjalën kyçe....

U fut brenda xhamisë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës e plagosi me thikë 5 persona, kapet autori i dyshuar


Është arrestuar autori i dyshjuar i sulmit me thikë që ndodhi mesditën e sotme te xhamia ‘Dine Hoxha’ te Rruga e Kavajës në Tiranë.

Sipas policisë, p34-vjeçari Rudolf Nikolli është futur brenda xhamisë duke qëlluar e lënduar me thikë pesë besimtarë myslimanë. Të lënduarit janë dërguar në spital ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar  (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur  neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli,  i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e  parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *