Një kontroll rutinë në trafik në Brooklyn shkoi keq pasi një shofer sulmoi oficerët e policisë me lëndë kimike dhe Molotov. I dyshuari u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër.
I dyshuari, i identifikuar nga media lokale si Lionel Virgile, u ndalua nga policët në fundjavë pasi kishte ndezur një dritë të kuqe.
Pamjet e kamerës së trupit të publikuara nga policia e Nju Jorkut tregojnë një oficer që i afrohet makinës së personit në fjalë patentën.
Virgile përgjigjet se nuk i ka dokumentet dhe fillon të hapë derën e shoferit. Më pas largohetdhe i hedh një lëng në fytyrë policit. Është e paqartë se për çfarë lëngu bëhej fjalë por raportet sugjerojnë se ishte zbardhues ose peroksid.
Oficeri vrapon përsëri te makina e tij e patrullës teksa i dyshuari lartgohet me shpejtësi. Disa minuta më vonë ai u pikas kap nga oficerë të tjerë që u përpoqën ta kapnin.
44-vjeçari dyshohet se u përpoq t’i rezistonte arrestimit duke hedhur një bombë Molotov. Më pas ai u kap nga patrullat e policisë pasi u përlas me një tjetër mjet.