Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca reagon për ngjarjen në Kavajë: Mos bini pre e provokimeve


Presidenca nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Kavajë ku mbeti i plagosur në zyrën elektorale të PD-së zyrtari lokal i saj.

Tedi Blushi në emër të Presidentit kërkon që qytetarët të ruajnë qetësinë.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.

Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.

Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit”—shkruan zëdhënësi i Presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *