Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta fton pronarin e agjencisë turistike të bëjë denoncimin: Je në besën time, nëse të ndodh gjë e kam personale me bablokun e Rilindjes


Presidenti Meta ka dalë në një tjetër konferencë për shtyp para pak çastesh.

Ai ftoi pronarin e një agjencie turistike të bënte denoncimin e tij.

Sipas pronarit, Erion Mane, ai është gjobitur padrejtësisht dhe e gjitha ka nisur pas një takimi në presidencë ku ai ka qenë i ftuar për të folur mbi vështirësitë e kompanive turistike gjatë pandemisë.

Meta i tha qytetarit se nga ky çast është në besën e tij dhe se çdo gjë që i ndodh atij do e marrë personale me kryeministrin Rama.

“Ditën e shtunë marr një mesazh nga një qytetar. Erion Mane nga Matias Travel ju shqetëson. Kam dicka serioze lidhur me patronazhistin. Kam kaq kohë që bisnesi im gjobitet e kërcënohet e sot mësova arsyen e vërtetë. Dua të përballem në emision me ndihmën tuaj, nuk trembem nga gjobat e horrave. Më i shkatërruar se jam nuk kanë se ç’më bëjnë më. Të gjobitesh pse ke postuar foton e një politikanieje është të ikësh me vrap. Më ka shkruar Blendi Gonxhe. Me çon foton që kisha postuar prej dy muajsh që e kishin bërë screenshot. Dy javë pasi ka qenë në takimin në presidencë është vënë në survejim dhe i anë nisur gjobat e paligjshme. E ftoj Erionin të japë vetë denoncimin pasi ai e zotëron më mirë çështjen. Nga ky moment je në besën time dhe çdo gjë që të ndodh do e marr personale me bablokun e Rilindjes.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *