Vendosni fjalën kyçe....

Pronari i agjencisë denoncon Blendi Gonxhen e tregon mesazhet: Ma ndërpreu ndihmën pasi më nisi foton qe kisha hedhur në Facebook


Pronari i kompanisë turistike Matias Travel, ka shpjeguar gjithë situatën që i ka ndodhur pas takimit në Presidencë dhe pas postimit të tij në Facebook-un personal të një fotoje të kryetares së LSI-së Kryemadhi.

Erion Mane tregon se ndaj tij janë vënë gjoba të padrejta në biznesin e tij.

Teksa tregon komunikimin e tij me drejtorin e DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe ai shpjegon nëpërmjet fotove sesi atij i ishte ndërprerë ndihma nga Gonxhe e institucioni që drejton pas postimit të fotos së Kryemadhit.

“Kisha kohë që merrja gjoba të padrejta. Kërkova nga drejtori i DPSHTRR-së Blendi Gonxhe dhe më tha se do të ndihmoj. Pasi vijoja komunikimin me të, ai me çoi foton që kisha hedhur në faqen time në Facebook ku tregohej kryetarja e LSI-së Kryemadhi dhe një shpehje e saj. Më pas më nisi edhe një fot tjetër ku kisha hedhur në Facebook një video të PD-së. Që prej asaj dite ai më bllokoi telefonin dhe nuk kam më asnjë komunikim. Jam bërë të kërkoj azil politik se më kanë rrënuar.” – tha Erion Mane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *