Vendosni fjalën kyçe....

Publikimi i të dhënave personale, Meta i përsërit SPAK-ut 8 pyetjet e politikanes gjermane drejtuar Ramës


Presidenti Meta i ka drejtuar një sërë pyetjesh SPAK-ut lidhur me listën e të dhënave personale të më shumë se 910 mijë qytetarëve që janë në databasen e PS-së.

Kreu i shtetit përsëriti tetë pyetjet që iu bënë dje kryeministrit Rama nga politikania gjermane Rezarta Reimann.

“Cila është procedura e marrjes së kësaj liste nga PS dhe nga janë marrë të dhënat dhe mbi ça baze ligjore është bërë ruajtja në servera?

Cila është baza ligjore e ruajtjes së tyre në servera pa dijeninë e individit përkatës?

Cilat janë përsonat që e kanë bërë ruajtjen dhe aktualizimin e tyre?

Nëse të dhënat janë marrë nga kontaktet derë më derë, ku është dokumenti që tregon miratimin e qytetarëve për dhënien e të dhënave?

Nga janë marrë këto të dhëna?

A janë pyetur të gjithë personat që mbajnë emrin e patronazhistit lidhur me këtë gjë?

Kush janë personat që kanë pasur dijeni për këto shënime dhe çfarë nodh më pas me to.?

Si përputhet parimi se vota është e lirë dhe e fshehtë, është e shkruar e zezë mbi të bardhë prefereca e votës individuale?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *