Vendosni fjalën kyçe....

Putin do marrë pjesë në samitin për klimën të organizuar nga SHBA-të


Kremlini ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin do të flasë më vonë gjatë kësaj jave në një samit online për ndryshimet klimatike, të organizuar nga Shtetet e Bashkuara.

Putin “do të theksojë qasjen e Rusisë në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me qëllim të tejkalimit të efekteve negative në ndryshimet klimatike globale”, ka thënë Kremlini përmes një deklarate më 19 prill.

Presidenti amerikan Joe Biden ka ftuar muajin e kaluar Putinin dhe liderë të tjerë botërorë në një samit virtual, që do të mbahet më 22-23 prill.

Mirëpo prej atëherë, marrëdhëniet në mes të Uashingtonit dhe Moskës kanë hyrë në fazë të re të rritjes së tensioneve, pasi Biden ka bërë të ditura sanksione të reja për shkak të sulmeve kibernetike ruse, ndërhyrjen në zgjedhje dhe kërcënimet kundër ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Arsye tjera që kanë ngritur dilemat nëse Putin do të marrë pjesë në samit kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore të kritikut të Kremlinit Aleksei Navalny, pozicionimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën dhe përfshirjen e dyshuar të Rusisë në shpërthimin vdekjeprurësnë një depo municioni në Republikën Çeke më 2014.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *