Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e Kavajës ku ka kërkuar që autori të prangoset sa më shpejt dhe kërkoi që të mos politizohet ngjarja.
Më tej Rama bën thirrje Bashës t’i bashkohet për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin. Ndërsa për Presidentin thotë që duhet të ndalë fushatën idioteske të tensionimit.
“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!”-shkruan Rama.