Vendosni fjalën kyçe....

Shkojnë të grabisin një person po përfundojnë vetë në viktima, pamjet bëhen virale (Video)


Dy persona përpiqen të grabisin një person por përfundojnë vetë në viktima.

Videoja e filmuar në SHBA ka bërë xhiron e rrjeteve sociale brenda pak orësh nga shpërndarja e duket gati-gati si një situatë komike edhe pse bëhet fjalë për një tentativë grabitjeje.

Në pamje shfaqen dy persona që vrapojnë drejt një burri ndërsa ai del nga automjeti i tij pasi e parkoi në një rrugë banimi. Më i vogli nga dy grabitësit i drejton armën burrit dhe ai nis të ecë ngadala mbrapa.

Befas ai e godet me forcë grabitësin e armatosur, e kap shpejt nga pas dhe e përplas në rrugë, çast në të cilin bashkëpunëtori i grabitësit largohet disa metra nga vendi i ngjarjes.

Grabitësit i bie arma nga dora pas rrëzimit në tokë ndërsa burri i vë gjurin mbi trup për ta mbajtur poshtë vetes. Më pas dy grabitësit largohen me vrap nga vendi i ngjarjes duke lënë pas vetes armën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *