Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptari në Itali vret me çekiç gruan në sy të fëmijëve


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 51-vjeçar shqiptar ka vrarë në mënyrë makabre gruan e tij në sy të fëmijëve të tyre.

Mediet italiane shkruajnë se shqiptari Gëzim Alla e vrau gruan e tij 39-vjeçare, Dorina Alla, me çekiç.

Ngjarja ndodhi të dielën në Pove del Grappa (Vicenza) rreth orës 5 pasdite. Pas krimit, burri u paraqit te karabinierët dhe u arrestua. Shtëpia e çiftit dhe zonat përreth janë mbyllur për njerëzit dhe trafikun.

Çifti me origjinë shqiptare kanë dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç. Familja Alla sipas medieve të shtetit fqinj, jetonin në Pove del Grappa që nga viti 2017.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes çiftit, por hipoteza e ngritur momentalisht nga karabinierët është se një sherr mes tyre ka dëgjeneruar në dhunë, me burrin që ka marrë çekiçin për të goditur gruan në kokë, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Fëmijët u janë besuar një të afërmi të çiftit që jeton në zonën e Bassano. Zona përreth shtëpisë ishte e ndaluar për kalimin e njerëzve dhe trafikut për të shmangur praninë e vëzhguesve që donin të shihnin se çfarë kishte ndodhur.

Në fakt, lajmi u bë publik në një kohë shumë të shkurtër dhe shumë banorë iu afruan shtëpisë të tronditur. Në këtë komunitet, të gjithë e njohin njëri tjetrin dhe ngjarja i ka lënë ata të tronditur.

Fqinjët e kanë përshkruar familjen e 51-vjeçarit si të qetë, me gruan që e shohin gjithmonë duke shoqëruar fëmijët në shkollë ose duke dalë për të bërë dyqan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *