Vendosni fjalën kyçe....

Siria do të mbajë zgjedhjet presidenciale muajin tjetër


Siria do të mbajë zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm. Presidenti aktual Bashar al-Assad nuk pritet të përballet me kundërshtime serioze pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm dhe një krize ekonomike në rritje.

Pas 10 vitesh luftë, sipas BBC-së qeveria siriane kontrollon shumicën e qendrave të mëdha të popullsisë në vend.

Rreth 400 mijë njerëz janë vrarë dhe mbi gjysma e sirianëve janë zhvendosur.

Zgjedhjet për presidentin që do të shërbejë një mandat shtatë-vjeçar do të zhvillohen në 26 maj, tha kryetari i Parlamentit, Hamouda Sabbagh.

Kandidatët e mundshëm për zgjedhjet do të jenë në gjendje të regjistrohen nga e hëna ndërsa sirianët jashtë vendit do të jenë në gjendje të votojnë në ambasada në datën 20 maj.

Këto janë zgjedhjet e dyta presidenciale që ndodhin gjatë luftës civile. Votimi i mëparshëm u bë në vitin 2014, që u konsiderua si jodemokratik dhe i paligjshëm si nga kundërshtarët brenda Sirisë dhe nga SHBA-ja dhe BE-ja. Në ato zgjedhje Assad fitoi 92% të votave.

Në zgjedhjet e 2014-ës, ishte gjithashtu hera e parë në dekada që dikush tjetër përveç një anëtari të familjes Assad lejohej të kandidonte për president në Siri. Por të dy kandidatët e tjerë nuk ishin të njohur gjerësisht dhe morën shumë pak publicitet.

Dera e hapur për nominimet do të jetë e hapur që nga e hëna për 10 ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *