Vendosni fjalën kyçe....

Soros financon me dhjetëra mijëra euro Nismën Thurje (Dokumentet)


Avokati Altin Goxhaj ka denoncuar në rrjetet sociale se Nisma Thurje financohet nga para të fondacionit “Soros” në Shqipëri.

Në dokumente shihet se si Soros përmes projekteve ka financuar Nismën Thurje të drejtuar nga Endri Shabani.

Nëpërmjet projektit “Amicus” të financuar nga Lëviz Albania program që financohet direkt nga Fondacioni Shoqëria e Hapur “Soros” siç tregohet edhe në foto ka fitues Nismën Thurje.

Nga ky projekt Endri Shabani në 2018 ka shpërndarë edhe video të cilat i kryen në kuadër të këtij projekti.

Shifra e financimit të projektit (Linku i Projektit) mbahet e fshehtë dhe nuk është bërë transparente.

Në 2018, Nisma Thurje kreu një tur nëpër Shqipëri me idenë për ndërgjegjësimin e qytetarve për të nxitur ndërgjegjësimin e denoncimit, por sipas këtij përshkrimi ngrihen dyshime se ka qenë një projekt i financuar.

Përshkrimi i projektit:

Projekt nr 4.

Organizata: Endit Shabani

Projekti: Amicus – Arti politik përmes medias vizive online

Përshkrim i Shkurtër: Shqipëria konsiderohet si vend me liri të kufizuar të medias dhe media televizive nuk e monitoron në mënyrë të paanshme punën e bashkisë. Por edhe në ato raste kur ka denoncime për abuzim me pushtetin, kjo mbetet në raportime sporadike pa arritur te ofrohen analiza te thelluara socialpolitike për të shpjeguar fenomenin, dhe hapat qe duhen ndërmarrë për zgjidhjen e tij. Ky projekt synon nga njëra anë t’i tregojë të rinjve përse disa gjera nuk funksionojnë mirë në administrimin e qytetit dhe kush janë përgjegjësitë autoriteteve vendore, si dhe të nxisë përgjegjshmërinë e zyrave vendore dhe llogaridhënien e tyre përballë të rinjve të qytetit. Qëllimi i këtij projekti është të nxisë përgjegjshmërinë e zyrtarve vendore dhe llogaridhënien e tyre përballë të rinjve të qytetit. Objektivat e projekti janë: a) informimi dhe edukimi i të rinjve përmes dhjetë filmave me metrazh të shkurtër për problematikat e qytetit dhe rolin e tyre në shoqëri; b) rritja e presionit publik ndaj bashkisë përmes nxitjes së aksioneve qytetare

Kohëzgjatja: 12 muaj

Zona e zbatimit: Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Pogradec (në nivel qyteti)/ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *