Studiuesit e Universitetit të Xhorxhias në SHBA, kanë kryer një studim i cili konfirmon atë që shumë tashmë e dyshonin: njerëzit tani kanë tendencë të besojnë tek algoritmet më shumë se tek njëri-tjetri, veçanërisht kur bëhet fjalë për detyra të lodhshme.
Premisa e studimit ishte e thjeshtë: rreth 1 mijë e 500 pjesëmarrësve iu treguan foto dhe u kërkua të numërojnë njerëzit në to.
Pjesëmarrësit mund të merrnin sugjerime nga një algoritëm kompjuterik ose mesataret e hamendjeve nga njerëzit e tjerë në mënyrë që të përfundonin detyrën, ku përfshiheshin imazhe nga 15 deri në 5 mijë njerëz.
Ndërsa madhësia e turmës ose kompleksiteti i detyrës rritej, pjesëmarrësit, kuptohet u mbështetën gjithnjë e më shumë në algoritëm për të numëruar. Mbi të gjitha, kompjuterët janë veçanërisht të mirë në detyra të lodhshme që njerëzit u shmangen, siç është numërimi.
“Duket sikur ka një paragjykim drejt mbështetjes më të madhe në algoritme ndërsa një detyrë bëhet më e vështirë dhe ai efekt është më i forte sesa paragjykimi për t’u mbështetur në këshillat e njerëzve të tjerë.”– thotë studenti Eric Bogert, nga Universiteti i Xhorxhias, citon RT.
Studiuesit pranojnë që, në këtë detyrë të veçantë të paktën, nuk ka asnjë paqartësi në lidhje me përgjigjen, vetëm e drejtë ose e gabuar, kështu që kjo e bën detyrën ideale për një algoritëm në krahasim me një njeri.
“Kjo është një detyrë që njerëzit e perceptojnë se një kompjuter do të jetë më i mirë, edhe pse mund të jetë më shumë subjekt i paragjykimit sesa numërimi i objekteve.”- thotë Aaron Schecter, një tjetër studiues i sistemeve të informacionit nga Universiteti i Xhorxhias.
Sidoqoftë, studiuesit theksuan se perceptimi ynë se sa i saktë mund të jetë një algoritëm luan një faktor të rëndësishëm.
“Një nga problemet e zakonshme me UA është kur përdoret për dhënien e kredisë ose miratimin e dikujt për kredi.”– thotë Schecter. “Ndërsa ky është një vendim subjektiv, ka shumë numra atje – si të ardhurat dhe rezultatet e kreditit – kështu që njerëzit mendojnë se kjo është një punë e mirë për një algoritëm. Por ne e dimë që varësia çon në praktika diskriminuese në shumë raste për shkak të faktorëve socialë që nuk merren parasysh”.
Algoritmet tashmë diktojnë kryesisht pjesë të mëdha të aktivitetit njerëzor, me tregun e aksioneve, mediat sociale dhe çmimet e tregut në internet midis një morie detyrash që konsiderohen shumë të lodhshme për njerëzit, por aty qëndron potenciali për katastrofë.