Kosova vijon të raportojë numër të lartë viktimash lidhur me Covid-19.
24 orët e fundit sipas autoriteteve kanë humbur jetën 14 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave ne 2100.
Nga 3090 testime të kryera janë gjetur 442 raste të reja me koronavirusin e ri. Në fund të marsit Kosova nisi procesin e vaksinimit me vaksina të kompanisë AstraZeneca të siguruara nëpërmjet programit Covax.