Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një intervistë për Abc News ka deklaruar se “karta jeshile” e vaksinimit për të kaluar kufijtë nuk përcakton se cilën vaksinë duhet të kesh bërë.
Sipas Bratajt të gjitha llojet e vaksinave kanë dhënë efikasitet dhe nëse Europa do bllokojë vaksinën kineze duhet të bllokojë edhe Kinën.
Mund të quhen brenda kartës jeshile edhe ata që kanë janë vaksinuar me vaksinën kineze?
Nëse Europa do bllokojë kinezen, do bllokojë edhe Kinën edhe anasjelltas. Të gjitha llojet e vaksinave kanë treguar që kanë dhënë efikasitet.
Ka shpresë që shqiptarët mund të lëvizin?
Ajo është një direktivë europiane dhe nuk e nxora unë. Ajo nuk ka specifikë vaksine. Nëse e ka kaluar COVID duhet të paraqesësh një vërtetim nga qendra shëndetësore.
Çfarë po ndodh me procesin e vaksinimit?
Nuk ka pasur refuzime. Dje erdhën vaksinat e tjera. Ka pasur më pak vaksina. Koha që vijnë vaksinat, magazinohen, bëhet plani I shpërndarjes
Me dozat e djeshme do rritet numri i njerëzve që presin në Sheshin Skënderbej?
Do shpërndahen më shumë në qendrat shëndetësore për të shmangur grumbullimet. 500 mijë vaksina që u plotësua kontrata me Turqinë plus 200 mijë vaksina që kanë ardhur më herët, po arrijmë imunizimi i tufës. Prandaj jemi optimistë.