Këto janë çastet kur sekretari i degës së PD-së në Kavajë, Bledi Okshtuni, plagoset dhe më pas merret nga kolegët e tij për t’u dërguar në spital.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ku Okshtuni u qëllua më pistoletë pas një përplasjeje për parkimin e makinës me autorin Ndriçim Jonuzi.
Ky i fundit deklaroi sot se ngjarja nuk kishte asnjë lidhje me politikën dhe se ndihej i fyer nga kreu i PD-së Basha që e kishte etiketuar si socialist.
Kryedemokrati Basha nëpërmjet një deklarate zyrtare sot tha se plagosja e Okshtunit është sulm ndaj demokracisë ndërsa denoncoi kryeministrin Rama që sipas sij, merrej m gënjeshtra ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar ende. Kreu i qeverisë nga ana e tij deklaroi se Jonuzi ishte militant i PD-së.
*Video Credit: Report TV