Vendosni fjalën kyçe....

E dhunuan me grushte pastaj e qëlluan me armë, tre persona në kërkim për plagosjen e sekretarit të PD-së në Kavajë


Shpallen në kërkim tre persona në lidhje me plagosjen e sekretarit të PD-së Bledar Okshtuni në zyrën elektorale në Kavajë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Kështu përveç Ndriçim Jonuzit (Tahiri), i cili akuzohet se qëlloi me pistoletë në këmbë Okshtunin, janë shpallur në kërkim edhe dy 29-vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

Sipas televizionit “News 24” të parët që e kanë nisur sherrin kanë qenë pikërisht Troplini dhe Shtylla.

Ata kanë hyrë në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë dhe e kanë dhunuar me grushte sekretarin Okshtuni. Më pas ka ardhur Jonuzaj që e ka qëlluar me pistoletë duke e lënë të plagosur.

E gjithë kjo ngjarje ndodhi mbrëmë rreth orës 17:40, duke trazuar Kavajën dhe politikën shqiptare.

Gjatë mbrëmjes së kaluar ka patur reagime të forta nga presidenti i vendit Ilir Meta, që e quan një krim zgjedhor, kreu i PD-së Lulzim Basha që e konsideroi si një atentat ndaj PD-së, si dhe kryeministri Edi Rama që ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe mospolitizimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *