Vendosni fjalën kyçe....

Japonia është përgjegjëse për mbarë njerëzimin me planin për të hedhur ujërat bërthamore në oqean, thotë Kina

Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë se Japonia duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë për veprimet e saj pasi njoftoi planet për lëshimin e ujërave të ndotura bërthamore të Fukushimës në oqean pa ndërmarrë konsultime me fqinjët e saj.

Duke folur të martën, zëdhënësi i ministrisë, Wang Wenbin, tha se Japonia nuk kishte arritur një konsensus me komunitetin ndërkombëtar ose fqinjët e saj në mënyrën më të mirë dhe më të sigurt për të hedhur ujërat e zeza ‘të trajtuara’ nga uzina e shkatërruar në Fukushima.

Ëang tha se Japonia kishte pesë mundësi në dispozicion, por zgjodhi atë më të lirin.

Tokio ‘nuk ka shteruar metodat e asgjësimit të sigurt. Për interesin e saj personal, Japonia zgjedh në mënyrë të njëanshme t’i hedhë ujërat e ndotura bërthamore në oqean për shkak të kostos më të ulët ekonomike’, deklaroi ai.

Zëdhënësi argumentoi se mundësia e zgjedhur nga qeveria në Tokio ishte rezultati më i keq për komunitetin global.

“Plani i hedhjes së ujërave bërthamore në oqean e lë botën me rreziqe të mëdha mjedisore, shëndetësore dhe të sigurisë. Kjo është një sjellje jashtëzakonisht e papërgjegjshme.” – theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *