Vendosni fjalën kyçe....

“Keni shumë në dorë, shfaquni të qetë”- Celibashi pas incidentit në Kavajë thirrje Metës, Ramës e Bashës


Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka konfirmuar në një konferencë me gazetarët, se sot mbërrijnë në vend fletët e votimit edhe për 2 qarqet që kishin mbetur.

Celibashi paralajmëroi komisionerët, që do të angazhohen në procesin zgjedhor, se do të përballen me sanksione të rënda.

 “Komisionerë, të cilët do të angazhohen në këtë proces, janë të ndërgjegjësuar për të gjitha penalitetet që do të kenë, nëse sjellja e tyre do të jetë në kundërshtim me detyrën që ka. KQZ nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë dhe për asnjë rast asnjë komisioner, që do të vërë në provë forcën e ligjit për çdolloj arsye. Ka sanksione shumë të ashpra ndaj atyre që përpiqen të cenojnë integritetin e votës së qytetarëve. Do të kemi gjithë vëmendjen për të evidentuar të gjitha këto raste dhe për të reaguar në përshtatje me ligjin. Kem marrë të gjithë masat që procesi i nxjerrjes së rezultatit, e para të përfundojë sa më shpejt, si dhe të përfundojë sa më shpejt.”– u shpreh ai.

Celibashi foli dhe për incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë, ku u plagos brenda selinë sekretari i PD-së, Bledar Okshuni.

Ai thotë se udhëheqësit politikë kanë shumë në dorë, dhe i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta si dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, që të jenë sa më të qetë ndërsa afrohen zgjedhjet.

“E vetmja gjë që mund të them është që udhëheqësit politikë kanë shumë në dorë në këtë situatë, sa më të qetë aq më mirë kontribuojnë tek mbështetësit e tyre.

Nuk e di se ndoshta mund të mos kem asnjë pozitën institucionale për ta adresuar, është shumë e rëndësishme të kenë vetë përpmbajtje, e di njëri është Presidnt, kryeministri, lideri i opozitës, ka secili karatin, sa më afër zgjedhjeve, aq më qetë të shfaqen. Të gjithë dëmtohemi nëse zgjedhjet në 25 bëhen në tension.”- tha Celibashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *