Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Kandidatët e LSI-së po përgjohen nga operacionalja e Ministrisë së Brendshme


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se kandidatët e forcës që ajo drejton po përgjohen prej muajsh nga Operacionalja e Ministrisë së Brendshme.

Më tej Kryemadhi shtoi se në ambientet e LSI-së janë gjetur përgjues.

“Kam një problem shumë të madh me telefonin, prej dy javësh nuk mund të shoh asnjë “story” në Instagram pasi më përgjohet telefoni. Të gjithë kandidatët e LSI-së janë në përgjim prej 3-4 muajsh nga Operacionalja e Ministrisë së Brendshme. Të gjithë nënpunësit e Operacionales, SHISH, të gjithë janë në shërbim për të na përgjuar. Unë po i jap një informacion Operacionales, janë 4 banakierë në një lokal që japin para në këmbim të votës. U kemi gjetur edhe përgjuesit ambientalë në ambientet tona, i kemi lënë aty. Janë në kat të dytë, në cepin te kati i parë. Se janë edhe shumë të trashë, janë pa shkollë”- tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *