Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Vendimi për të vendosur karantinë për Greqinë dhe Maqedoninë ishte teknik


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se vendimi për të vendosur karantinë për personat që hyjnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ishte tërësisht teknik dhe aspak i motivuar politikisht.

Sipas Ministres vendimi është bazuar në incidencën e rasteve për të ty vendet.

Vendimi i marrë është një vendim i pastër teknik, i bazuar në incidencën e rasteve duke filluar nga muaji i fundit, duke parë incidencën e rasteve të reja në të dy vendet, në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut dhe duke vlerësuar dhe duke gjithmonë pararendur atë që mund të ndodhë pas 2-3 javësh. Ju e dini se çfarë ndikimi kanë pashkët në të gjithë situatën e epidemisë. Siç kanë qenë Krishtlindjet që na dhanë efekte shumë të mëdha në rritjen e rasteve. Vendimi për karantinën 2-javore nuk është mbyllje kufijsh, është lëvizje e kontrolluar e qytetarëve.

Ka pasur një vendimmarrje për Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipëria ka qenë e para që e ka marrë, duke qenë se në Britani nisi një rritje e infektimeve dhe varianti i ri qarkullonte dhe rriti transmetueshmërinë. Ajo që rezultoi më pas, solli pikërisht një kufizim të përhapjes së virusit të ri. Ju e dini se çfarë rritjeje patëm në shkurt dhe në mars nga varianti i ri, mutacioni i Kent-it dhe efektet që sollën. Ishte një mutacion shumë më i transmetueshëm që sillte dhe rritje të numrit të rasteve në spitale dhe fatalitete. Vendimi për të mbyllur udhëtimet me Britaninë e Madhe ishte një vendim drastik dhe nuk u vlerësuar siç po vlerësohet tani. Vendimi për karantinën nuk është mbyllje kufijsh, por vendosja në karantinë për t’u siguruar që të mos ketë rritje numrash”-deklaroi Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *