Vendosni fjalën kyçe....

Mediat greke: Truku i Ramës me karantinën 14-ditore, po dekurajon shqiptarët të udhëtojnë për votimet


Ndërsa raportojnë lajmin për karantinën 14-ditore të vendosur ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për personat që vijnë nga Greqia në Shqipëri, mediet greke e quajnë këtë një “truk” zgjedhor të përdorur nga kryeministri Edi Rama.

Gazeta “Protothema” shkruan: “Një javë para zgjedhjeve thelbësore parlamentare në Shqipëri, qeveria Rama vendos një karantinë 14-ditore për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi të cilët synojnë të udhëtojnë në vendet e tyre përkatëse për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.”

Media greke e interpreton këtë si “një përpjekje për të dekurajuar ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votes.”

Më tej gazeta e shtetit fqinj shkruan se nuk është sekret që Rama i konsideron qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi si një faktor që mund të ndikojë në dëm të rezultatit të zgjedhjeve.

Duke vendosur në mënyrë efektive një masë karantine, ai dekurajon cilindo që synon të udhëtojë në Shqipëri për të ushtruar të drejtën e votës.

“Fakti që qeveria shqiptare e trajton lehtë fenomenin pandemik, krahasuar me vendet e tjera, nuk është në përputhje me këtë vendim. Gjithashtu, ngarkesat epidemiologjike në të dy vendet tregojnë një rënie dhe kjo për faktin se vaksinimet kanë përparuar”– komenton presidenti i Shoqatës së Himariotëve Thodoris Goumas për gazetën Protothema. Ai thekson se:”Kjo lëvizje e Ramës tregon se ai është në një gjendje paniku dhe po luan kartat e tij të fundit në mënyrë që të ruajë pozicionin e tij. Të ndalosh që shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 25 Prill është një veprim anti-demokratik, si ato me të cilat Rama është mësuar.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *