Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje prokurorisë: Hetoni menjëherë skandalin e rëndë të kreut të Kadastrës Artan Lame, audiopërgjim tronditës


Presidenti Meta i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet pas publikimit të materialit audio ku kreu i Kadastrës, Artan Lame, porosit punonjësit që të mashtrojnë rreth 100 mijë qytetarë për legalizimet.

Kreu i shtetit shkruan se audiopërgjimi është tronditës dhe tregon se zyrat e shtetit janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve e shkelësve të ligjit.

Meta shton më tej se policia e shtetit duhet të bëjë kujdes e të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës së krimit zgjedhor.

“Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës. Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor. Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!” – shkruan Meta në Facebook.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *