Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk ka të bëjë me politikën”- flet nga arratia Ndriçim Jonuzi: Ndihem i fyer nga Basha, mohon sakrificën time për PD-në


Një ditë pas plagosjes së sekretarit demokrat Bledi Oshtunit në Kavajë, flet nga arratia përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, personi i shpallur në kërkim Ndriçim Tahiri (Jonuzi).

Në këtë video, ai thotë se ndjehet i fyer nga kryetari i PD-së Lulzim Basha i cili e ka cilësuar atë si socialist, ndërkohë që ai është me PD-në dhe madje shprehet se ka bërë shumë sakrifica për këtë forcë politike, madje duke rrezikuar edhe jetën.

Jonuzi përmend me radhë të gjithë ish-kryetarët e ministra të PD-së me të cilët ka punuar ndër vite. Ai kërkon ndjesë për plagosjen, duke pranuar se ka bërë gabim dhe i kërkon Zotit ta falë, ndërsa thekson se nuk ka patur lidhje me politikën.

Deklarata e Jonuzit:

Po e bëj këtë video për të sqaruar vëllezërit e mi myslimanë që nuk kam ndërmend të merrem me politikë, sot e mot ishalla. Më kanë thënë që Lul Basha më ka cilësuar socialist, duke hedhur poshtë të gjitha sakrificat që unë kam bërë për PD-në, të flasë me të gjithë përfaqësuesit e PD-së së vjetër dhe t’i pyesë ata nëse unë jam apo jo socialist (përmend emrat e disa ish-zyrtarëve të PD).

Pyeti mirë ata se kush e rrezikoi jetën që të ndalte përdhunimin e grave dhe të vajzave, pyeti më mirë përpara se të dalësh dhe të flasësh. Unë kam bërë shumë më tepër sakrifica për PD-në po nuk e shoh të udhës që t’i përmend këtu, ta dijnë mirë të gjithë se dy mbiemrat i kam se xhaja i babës sim është dënuar me pushkatim për shkak të vendosjes së bombës në ambasadës ruse.

Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me sulme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vranë vëllezërit dhe motrat tona.

Kur pashë këtë mistrecin që i zuri vendin një plaku me thinj dhe një nëne me shami, Mir Gjocin që i ka flokët me thinja, shkoi për iftar te roptë e vetë, dolën dy horra që i kanë buzët me qumësht, thjesht i kam fol ‘hape rrugën’, megjithatë më vjen keq për të ëmën e atij, si për plakën time, ndodhi. Vëllezër ma bëni hallall për shqetësimet, Çim Jonuzi i ka mbaruar punët me PD-në, nuk më intereson asnjë prej partive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *