PD-ja ka denoncuar plagosjen e anëtarit të saj në Kavajë.
Në një deklaratë zyrtare selia blu shkruan se ndërsa Rama merrer me gënjeshtra, dhunuesit nuk janë arrestuar ende.
Në deklaratë theksohet se plagosja e djeshme është sulm ndaj demokracisë.
Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!