Vendosni fjalën kyçe....

Përgjimet e Artan Lames/ Rama: Nuk kanë lidhje me votat, diskutim i bërë në 2017


Kryeministri Edi Rama thotë se audio-përgjimi i dalë sot në media për kreun e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame nuk ka të bëjë me fushatën elektorale të 25 prillit.

Ai tha se bëhet fjalë për një përgjim të ndodhur katër vjet më parë kur nuk ishte ndryshuar ende ligi për legalizimet.

Nuk ka lidhje fare me votat. Ai është një përgjim i vitit 2017 dhe ai diskutim është bërë përpara se të miratohej ligji i ri dhe po të shikoni çfarë thotë dhe po të merrnin ligjin e ri do të shikoni se të gjitha ato shqetësime janë adresuar në ligjin e ri. Nuk është çështje votash, por e përkthyer nga Ilir Meta çdo gjë është blerje votash”- deklaroi kreu i qeverisë te euroneës.

Janë mbledhur për ligjin dhe nuk ka lidhje fare me zgjedhjet ajo. Është një video e përkthyer sipas interesave të Ilir Metës. Nuk është për përfitim të votës. Në këtë rast është për të thënë që nuk mund t’u thuhet qytetarëve kjo gjë pasi për ndryshe të gjitha ata çohen në revoltë. Me ligjin e Saliut nuk legalizoheshin ndaj ndryshuam ligjin dhe tani do t’i legalizojmë”-shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *