Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës, ku është përfshirë një mjet i transportit urban.
Sipas policisë, një autobus është përplasur me një automjet tjetër, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët ishin pasagjerë në autobus. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobuz me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobuz të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e policisë.