Vendosni fjalën kyçe....

Po nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese, Rama: Më në fund nis rrugë ndërtimi i një tjetër porte të qiellit të Shqipërisë


Sot nënshkruhet kontrata me konscorciumin fitues për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

 “Më në fund rrugë ndërtimi i një tjetër porte të qiellit të Shqipërisë, Aeroporti i Ndërkombëtar i Vlorës, i cili do të jetë një tjetër motor i ri i ekonomisë shqiptare përtej pandemisë. Nënshkruhet kontrata e shumëpritur pas një pune të gjatë këmbëngulëse dhe brenda Mandatit të Tretë kjo portë e re do të hapet për shqiptarët e për turistët nga mbarë bota.”- shkruan Rama në Facebook, në videon e transmetimit të drejtpërdrejtë nga Konferenca për firmosjen e marrëveshjes.

Vlera e investimit për këtë aeroport do të jetë 104 milionë euro. Aeroporti i tretë në vend do të ndërtohet nëpërmjet praktikës së Partneritetit Publik Privat, me një kohëzgjatje të koncesionit për 35 vite. 

Ministrja Belinda Balluku ka deklaruar se ky aeroport, do të jetë më i madhi në Republikën e Shqipërisë.

Fitues për ndërtimin e këtij aeroporti, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK. 

E para prej tyre është kompania e ish-kryediplomatit kosovar, Behgjet Pacolli, i cili e ka themeluar Maxebex Project Ingineering në vitin 1990 në Lugano të Zvicrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *