Teksa kreu i PD-së Basha ishte i ftuar në emisionin e Ylli Rakipit, ‘Të Paekspozuarit’ në MCNtv dhe po bisedonte me gazetarin, nga salla dëgjohen dy thirrje: “Rama ik”.
Basha e pyet gazetarin duke buzëqeshur se çfarë ishte ajo që dëgjoi, ndërsa gazetari kthehet duke thnë se operatorët flenë gjumë e më pas u drejtohet atyre se do marrë një dru t’i nxjerrë jashtë.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Nuk dukesh keq prandaj nuk i bie
Nga salla dëgjohet dy herë thirrja: Rama ik
Basha: Ç’është ajo?
Rakipi: Ç’a është mo, keni bërë kshu reklamë.
Basha: Jo mo jo, është operatorët
Rakipi: Operatorët po flenë tani, ç’a të them unë i shkreti. Mos marr ndonjë dru e t’ju nxjerr përjashta, e kupton.
*Video Credit: Tema