Vendosni fjalën kyçe....

“Të dhënat e qytetarëve në e-Albania s’ruhen, sulmi politik ndaj këtij investimi strategjik është antikombëtar” – Drejtoresha e AKSHI-t


Drejtoresha e AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) ka deklaruar sot se të dhënat e qytetarëve që marrin shërbime te portali e-Albania nuk janë ruajtur ndonjëherë as nga AKSHI dhe as nga e-Albania.

Sipas Mirlinda Karçanajt, këtë gjë e ndalon legjislacioni në fuqi e përveç kësaj nuk ka as mundësi teknike që këto të përdoren pasi nuk ruhen dot.

“Të dhënat e qytetarëve shqiptarë që marrin shërbime online përmes portalit unik qeveritar e-Albania nuk ruhen dhe as nuk janë ruajtur ndonjëherë, as nga AKSHI e as nga e-Albania. Përveç ndalimit nga legjislacioni në fuqi, nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këto të dhënat të përdoren e keqpërdoren, kur as nuk ruhen dot.” – tha Karçanaj.

Ajo shtoi më tej në deklaratën e saj se e-Albania është pasuri kombëtare dhe se sulmi ndaj këtij investimi strategjik është antikombëtar.

“Kjo është e vërteta. Platforma dhe e-Albania janë pasuri kombëtare. Sulmi politik ndaj këtij investimi strategjik është antikombëtar. Platforma Qeveritare e Ndërveprimit është një nga investimet më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare në këto 30 vite, e ndërtuar me teknologjinë Microsoft, sipas modelit “Enterprise Service Bus”. Shteti Shqiptar kishte vetëm 6 regjistra elektronikë në 2013 ku kryheshin rreth 680 mijë veprime. Sot janë 55 databaza digjitale që ndërveprojnë në kohë reale duke siguruar 145 milionë veprime ose 211 herë më shumë vetëm gjatë 2020. Kjo shifër tregon transformimin dhe modernizmin e Shtetit Shqiptar, e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare më në zë.” – shtoi Karçanaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *