Gjobitet kompania “Vodafone”, për shkak se bllokon portabilitetin e numrit velular, gjë që do të thotë se nuk i lejon abonentët e vet që të ndërrojnë kompani pa ndryshuar numrin.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit thotë se në përfundim të një hetimi të kryer kundrejt 3 operatorëve kryesorë të telefonisë celulare në vend, në lidhje me fushatën e e tyre të telemarketingut dhe portabilitetit të numrave të nisur në Korrik të vitit 2020 e vijim, janë dhënë rekomandime për dy kompanitë e tjetra (Kliko për One, Kliko për Albtelecom) dhe një gjobë për Vodafone, pasi “shkeljet e gjetura gjatë hetimit administrativ ishin mjaft të rënda në lidhje me pëlqimin, përpunimin, transferimin, shkatërrimin e të dhënave personale të Pajtimtarëve apo grupeve të interesit.”
Në dokumentin e hetimit administrativ të Komisionerit, që mban datën 26 Janar 2021 (kliko këtu), përmenden një sërë shkeljesh nga Vodafone dhe për këtë arsye është vendosur për një gjobë gjithsej prej 1 milionë e 500 mijë lekësh.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit, ka konstatuar se kompania e telefonisë celulare ka kryer përpunim të të dhënave personale të abontentëve të saj, pa pëlqimin e tyre, duke shkelur ligjin për fushatën e vet të marketingut.