Vendosni fjalën kyçe....

Alfred Rushaj: Rama do prishë shtëpitë e 100 mijë familjeve shqiptare, më 25 prill PD sjell fitoren më të madhe në histori


Kandidati i PD-së në Tiranë, Alfred Rushaj, tha sot se shqiparët duan ndryshimin që do vijë në 25 prill.

Duke theksuar audiopërgjimin e kreut të Kadastrës Artan Lame që u publikua ditën e djeshme, Rushaj tha se kryeministri i Shqipërisë Rama është i përfshirë në mënyrë të drejpërdrejtë në një mashtrim të madh elektoral me 100 mijë familje shqiptare.

“Dje dëgjuam se si kryeministri i Shqipërisë është i përfshirë drejtpërsëdrejti në një mashtrim të madh elektoral. Ai porosiste zyrtarët e tij që të mashtronin 100 mijë familje shqiptare. Ai e dinte se shtëpitë e këtyre njerëzve do të prisheshin megjithatë u kërkonte zyrtarëve të vet që t’i mashtronin qytetarët duke u lënë të kuptoheshe se do të legalizonte shtëpitë e tyre. Le ta dëgjojmë edhe njëherë se çfarë porosie kishte dhënë kryeministri i Shqipërisë. Siç e dëgjuat, Rama dhe qeveria e tij jo vetëm që nuk kanë ndër mend të legalizojnë shtëpitë e këtyre qytetarëve, por ka ndër mend t’i prishë pas zgjedhjeve. Në vend që të ishte i turpëruar për këtë gjë, në vend që të kërkonte falje për atë çfarë ai ka premtuar dhe se ka bërë këto 8 vite, vazhdon që në mashtrim të kërkoj votat e këtyre qytetarëve shqiptarë.” – tha Rushaj.

Ai shtoi më tej se ndërsa qeveritarët kanë trefishuar pasuritë e tyre këto 8 vite, kryeministri nuk ka rritur asnjë rrogë e asnjë pension dhe atë që s’e ka bërë deri tani s’mund ta bëjë as për 88 vite.

Rushaj e mbylli deklaratën duke thënë se të dielën Shqipëria do fitojë kurse kryeministri Rama do ikë përfundimisht në shtëpi.

“Ndërsa kanë trefishuar pasuritë e tyre në këto 8 vite, ai nuk ka rrit asnjë rrogë, asnjë pension. Atë çfarë ai nuk e ka bërë për 8 vite, nuk do ta bëj dot as në 88 vite të tjera. Është koha për ndryshim. Qytetarët shqiptarë duan ndryshimin. Të dielën ne do të sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë pas vitit 90. Unë e shoh atë në rrugë, e shoh në entuziazmin e njerëzve që takoj, e shoh në sondazhe. Jemi vetëm 4 ditë nga një fitore e madhe. Të dielën Shqipëria do të fitojë, Rama do të largohet përfundimisht për në shtëpi.” – mbylli deklaratën Rushaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *