Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada amerikane: Meta, Rama dhe Basha të tregojnë vetëpërmbajtjen, autoritetet ligjzbatuese të dënojnë autorët


Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Ambasada bën thirrje që zyrtarët të zbatojnë ligjin dhe të hetojnë incidentin sa më shpejtë dhe të dënojnë autorët me forcën e ligjit.

Në deklaratën e shpërndarë në rrjetet sociale thuhet se diplomatja amerikane Yuri Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryedemokratit Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje ndërsa çështja është duke u hetuar.

Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër”-thuhet në deklaratën e ambasadës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *