Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se Policia e Elbasanit i di shumë mirë rrethanat e ngjarjes së sotme, por nuk do t’i publikojë pasi po tenton të fshehë “krimin e partisë”.
Sipas Berishës, personi që humbi jetën në Elbasan nga përplasja me armë është i lidhur me Partinë Socialiste të Shqipërisë.
“Policia fsheh ngjarjen dhe policia e di shumë mirë pse ka ndodhur ngjarja. Problemi është se duhet të mbulojnë krimin e partisë. Ky është një krim i mirëfilltë i Edi Ramës edhe Taulant Ballës. Këtë humbjen po e përjetojnë të tmerruar. Ka fakte më absolute të lidhjes së tij si mishi me thoin me PS. S’mund ta mohojnë kurrsesi. Edhe pse është i PS, problemi është se PS e angazhoi në blerjen e votave”- tha Berisha në një intervistë për Euronews.